Një përplasje e fortë ka ndodhur mes ministres Belinda Ballukut dhe deputetit të Partisë Demokratike, Xhelal Mziut.
Balluku iu ka kundërpërgjigjur akuzave të Mziut. “Pamja ime është kjo që është, por punët i bëj mirë”, u shpreh Balluku.
Balluku: Shkon shumë rrallë në Dibër, erdhe këtu me foto se nuk e përshkon atë rrugë, se nuk të presin. Edhe për qershitë që më tregove, që kam shkuar me aheng dhe pa aheng, ti i ke personale gjërat. Ti ndoshta më do me shami të kuqe, por mua shamitë nuk më shkojnë, kështu që qëndrojë tek teknikalitetet e rrugës. është turp për ju zonja të PD që i lejoni kolegët tuaj të merren me ministret dhe deputetet e PS-së për sa i përket pamjes. Pamja ime është kjo që është ama punët i bëj mirë. Ne çohemi në mëngjes, bëjmë punët për qytetarët, e dinë ata nëse do na japin votën apo jo. Mziu i ka bërë thirrje gjithë Dibrës votoni Edi Ramën se vetëm ai duhet votuar, dhe besoj se e ka bërë këtë thirje për shka të rrugës së Arbërit. Kontrata është ajo që ëhstë miratuar dhe nuk i është shuar asnjë qindarkë dhe nuk do t’i shtohet.