145
Në një kohë kur Luizit i janë vënë kundër thuajse të gjitha vajzat, ai i kërkoi Kiarës të qëndrojë gjakftohtë dhe të mos ndikohet nga sjellja apo sulmet e të tjerëve, karshi tij.
Luizi i kërkoi Kiarës që të sillet si Efi, që sipas tij, nuk ndikohet nga fjala e të tjerëve dhe vazhdon e qetë lojën e saj.
Ai edhe një herë i tha Kiarës se ajo është pika e tij e dobët në këtë shtëpi dhe në rast se ai do të dalë ndonjëherë nga vetja, do ta bëjë për të mbrojtur atë.
Luizi i tha Kiarës që mos të ndihet keq për asgjë, pasi nëse ajo nuk është mirë, ashtu do të ndihet edhe ai. Nga ana tjetër, Kiara tha se në këtë situatë ndihet keq dhe e vetme, kur ai e vë në siklet me disa situata.