184
Qyteti i Korçës e ka nisur ditën sot me një ndjesi shumë të keqe, pasi kafshët e rrugës dergjeshin mbi asfalt dhe lëshonin klithje dhimbjeje, deri sa tu dilte shpirti.
Shkak për këtë është bërë një helmim, ku kafshët janë helmuar masivisht. Pjesë e këtij helmimi janë edhe kafshët shtëpiake të cilat kanë dalë jashtë kur janë helmuar.
Dyshohet se helmi eshte perhapur gjatë natës dhe kafshët e gjora kanë rënë pre.
Qytetarët kanë akuzuar sërish Bashkinë e Korçës dhe kryebashkiakun Sotiraq Filo duke nënvizuar se ky është një rast i përsëritur, raporton “tema”.
Pamjet e siguruara nga Report Tv tregojnë gjendjen e trishtë dhe tejet të dhimbshme ku ndodhen kafshët.