119
Gazetari Artan Hoxha tha në një intervistë televizive se 100 ditëshi që kryeministri Rama dha si ultimatum për të zbardhur çfarë ndodhi me Ervis Martinajn ishte e pamundur të zbatohej. Sipas tij versioni më i qëndrueshëm për fatin e Martinajt është tradhtia, shitja, rrëmbimi dhe eleminimi i tij.
“Ervis Martinaj është tradhtuar, është shitur, është rrëmbyer dhe më pas është eleminuar. Për mua ka qenë një strukturë kriminale, një skuadër komando e cila ka përdorur dhe mjete dhe uniforma dhe pajisje policore që ka kryer këtë gjë dhe ky veprim për mua është bërë në kuadër të një aleance të të paktën 6 grupeve më të mëdha që ka Shqipëria sot,” – u shpreh Hoxha. Gazetari e cilësoi Ervis Martinajn një armik publik.