“E rregullova!”/ Beatrix konfirmon ndarjen dhe bën lëvizjen e fundit ndaj Donaldit!

by KLIKOJE.AL

Është kthyer edhe njëherë në qendër të vëmendjes historia e Donaldit dhe Beatrix, të cilët me sa duket janë ndarë pas mbarimit të Big Brother Vip.

Të gjitha aludimet filluan pasi çifti nuk u pa në asnjë moment bashkë dhe u përforcuan gjatë festës së mbrëmshme ku Donaldi dhe Trixa qëndruan larg njëri-tjetrit.

Sot Trixa ka vendosur që të përforcojë këta zëra përmes një postimi në rrjetet sociale ku ka shkruar “Jo histori fallco”, ndërsa fjalës “Jo” i ka vënë një kryq të kuq duke lënë vetëm “Histori fallco”.
“Ja e rregullova”, shkruan ajo poshtë fjalisë duke përdorur edhe emoji të maskave që përfaqëson një person me shumë fytyra.

Ndërkohë këngëtarja ka marrë edhe një vendim tjetër duke hequr Donaldin nga lista e personave që ndjek në Instagram, ndërkohë që aktori e ka ende follow.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.