“E rëndësishme është të kompletohet Vllaznia”/ Memelli mesazh Xhaferit, tekniku komenton Linfield: Kundërshtar fizik (video)

Vllaznia do të luajë ndaj Linfield në turin e parë të Conference League. Një kundërshtar i vështirë, megjithatë ka ende për të mësuar në lidhje me të. Trajneri Migen Memelli ka folur në lidhje me shortin e sotëm duke vlerësuar irlandezo-verioret, por ka thënë se me shumë rëndësi për të ka kompletimi i skuadrës në ditët e ardhshme.

“Po, tani e dimë emrin e kundërshtarit, është Linfield i Irlandes se Veriut, një kundershtar që ne e vlerësojmë shumë. Po mundohemi të marrim më shumë informacione rreth kundërshtarit dhe pjesa tjetër pastaj është kompeltimi i skuadrës. Futbolli po tregon që nuk ka skuadra të mëdha apo të vogla. Ne e vleresojmë kundershtarin dhe do të kërkojmë të jemi sa me seriozë dhe kompetitiv.

Objektivi? Kundershtari është shumë mirë fizikisht dhe objektivi jonë për momentin është të forcojmë skuadrën, të shohim se çfarë do të marrim nga tre miqësoret.

Related posts

E BUJSHME! Mitaj drejt firmës me kampionët, mbrojtësi i Komëbtares drejt largimit nga Arabia Saudite (FOTO)

Nisin ndryshimet te Tirana, tre lojtarë thujse të larguar pas përfundimit të sezonit (EMRAT)

Dinamo “mbretëron” sërish, mposht Egnatian dhe fiton Kupën e Shqipërisë (video)