E RËNDË/ Po festonte fitoren me shokët në parketin e “Asllan Rusit”, ndahet nga jeta 16-vjeçari pas një arresti kardiak

Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e sotme Tiranën, ku një ish-basketbollist i ekipit Liders ka ndërruar pas një aksidenti të pësuar në ambientet e pallatit të sportit “Asllan Rusi”. Autoritet përkatëse kanë hedhur dritë mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur këtë pasdite në Tiranë. Në pallatin “Asllan Rusi”, një 16-vjeçar, ka pësuar atak kardiak.

“Sot më datë 24.02.2024, rreth orës 15:00, te pallati i sportit “Asllan Rusi”, një 16-vjeçar duke parë një ndeshje basketbolli, ka humbur ndjenjat dhe është rrëzuar në fushë, dhe më pas ka ndërruar jetë në spital. Paraprakisht dyshohet se 16-vjeçari ka pësuar arrest kardiak”, thuhet në një njoftim të bërë nga Policia e Tiranës.

Related posts

Shpërthen rrjeti: Akuza të rënda ndaj Vedat Muriqi për “shitje” të ndeshjes me Turqinë, reagon ashpër sulmuesi

Orges Shehi “shtrëngon vidat” te Tirana, bardheblutë përgatiten në “Selman Stërmasi” për duelin ndaj Flamurtarit (FOTO)

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës