E RËNDË! E zë makineria poshtë, vdes tragjikisht babai shqiptar i dy fëmijëve të mitur në Greqi

by KLIKOJE.AL

Një 38-vjeçar shqiptar në Greqi ka humbur jetën tragjikisht, teksa ishte duke tërhequr një varkë, pas pasojave të përmbytjeve që kishte lënë stuhia “Daniel”.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilve, 38-vjeçari ishte baba id y të miturve.

Ngjarja ka ndodhur në Trikeri të Volos, ku shqiptari edhe jetonte me familjen e tij. Mësohet gjithashtu se varka të cilën ai po pastronte, teksa ishte duke e tërhequr i ka zënë dorën dhe më pas e ka zënë poshtë.

Megjithë mobilizimin e ndihmës së shpejtë në Greqi, 38-vjeçari nuk arriti të mbijetonte.

Babai i dy fëmijëve 5 dhe 11 vjeç, kishte vendosur të jetonte përgjithmonë në Greqi thonë mediat vendase.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.