110
Një 35-vjeçar me iniciale E.N. është ndaluar nga uniformat blu pasi akuzohet se ka rrahur nënën e tij të moshuar dhe ka ushtruar ndaj saj dhunë psikologjike.
Policia bën me dije se ndalimi i tij është bërë pas denoncimit të të moshuarës, V. N., 67 vjeçe.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Përmet bënë ndalimin e shtetasit E. N., 35 vjeç, banues në Këlcyrë.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi ka bërë kallëzim nëna e tij, shtetasja V. N., 67 vjeçe, banuese në Këlcyrë, se 35-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.
Materialet në ngarkim të shtetasit E. N. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.