E papritur/ Klubi i Kategorisë së Parë shkarkon trajnerin, skuadra ndodhej në vendin e katërt

by S.M

Artan Mërgjyshi nuk do të jetë më trajner i Vorës. Supersport raporton se trajneri 55-vjeçar ka dhënë dorëheqjen nga skuadra ku jepte kontributin e tij nga vera e vitit 2022.Mërgjyshi e ngjiti Vorën në Kategorinë e Parë. Gjatë këtij sezoni, Vora e Mërgjyshit grumbulloi 15 pikë duke u renditur e katërta.

55-vjeçari ka shumë eksperiencë, teska ka drejtuar shumë skuadra në të shkuarën. Kastrioti, Besa, Apolonia, Bylis, Korabi, Dinamo dhe Laçi janë skuadrat e tjera që ka drejtuar.Ndeshjen e radhës ndaj Korabit, Vorën do ta drejtojë drejtori sportiv Bazion Tragaj.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.