E mashtruan mërgimtarin se do t’i gjenin nuse duke ia marrë 5 mijë euro/ Policia arreston dy persona

by KLIKOJE.AL

E mashtruan mërgimtarin se do ti gjenin nuse duke ia marrë 5 mijë euro, policia arreston dy persona në Istog të Kosovës.

Policia e Kosovës pas disa hetimeve të zhvilluara, ka arrestuar dje dy të dyshuar mashkull dhe femër kosovar nën dyshimin se të njëjtit gjatë një periudhe kanë kryer veprën e mashtrimit ndaj viktimës mashkull kosovar.

Të dyshuarit kishin lidhur një marrëveshje me viktimën, ku viktima u kishte dërguar rreth 5000 euro nga një shtet i huaj, që të dyshuarit ti gjejnë një vajzë për tu martuar, por sipas tij të dyshuarit nuk i janë përmbajtur marrëveshjes.

Burimi: Telegrafi

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.