“E kisha frikë këtë ndeshje”, Orges Shehi i çliruar pas suksesit me Skënderbun: Egnatia apo Vllaznia? Preferoj…

by KLIKOJE.AL

Orges Shehi e ka cilësuar të merituar kalimin e skuadrës së Partizanit në finalen e kampionatit. Trajneri i të kuqve, ka theksuar pas sfidës ndaj Skënderbeut se e kënaqte me shumë fakti që skuadra kishte vazhdimësi.

FITORJA-Kjo ishte fitorja e 6-të, kërkoja nga skuadra të vazhdojë me këtë ritëm e të ketë ekuilibër. Disa elementë ndryshojnë në bazë të kundërshtarit, por vazhdimësia të jep besim se në 6 ndeshje kemi shënuar 10 gola e pësuar 1. Besimi i madh do përqendrim, se ndoshta lirohesh pak dhe humb përqendrimin se dihet që finalet janë me një takim. Por vijmë në këtë finale me performancë të mirë dhe besim.

NDESHJA-Këtë jave e kemi përgatitur me qetësi, e kemi përgatitur si derbi, me qetësi dhe përqendrim. E kam thënë edhe në konferencë që skuadra tregon qëndrueshmëri dhe mentalitet. Kjo ndihmon të qenit pretendent dhe favorit, si të tillë u sollën lojtarët sot. Më vjen mirë që kanë këtë mentalitet, fanella që mbajmë mbi supe na ndihmon të jemi gjithmonë aty ku duhet.

KUNDËRSHTARI-Faktikisht ka qenë ndeshje me siklet, se kur luan për barazime ndoshta shërben për anën negative. I kërkova skuadrës të jenë në ekuilibër, të mos pësojmë kurrë, të bllokonim aksionet e tyre, sidomos me qendërmbrojtësit. E kemi zgjidhur mirë, duke detyruar që të binin top të gjatë dhe e kishim më kollaj. E kisha frikë vetë këtë ndeshje se kur ke dy rezultate ndoshta të kthehet negative.

EGNATIA APO VLLAZNIA- Të dyja të forta janë. Finalja është finale, kështu që nuk kam ndonjë preferencë kush del. Por nuk besoj se do të jetë një ndeshje e shtrënguar, do jetë që dy skuadrat duan ta fitojnë, Ta shohim kush do të na bashkohet në finale”, tha Shehi për “MCN” pas ndeshjes.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.