“E kam planifikuar që në vitin 1997”, goditi me grusht Berishën, zbulohet deklarata e Gert Shehu-t para hetuesve

by KLIKOJE.AL

Gerti Shehu, 31-vjeçari që goditi me grusht Berishën ka thënë para hetuesve se ai e kishte planifikuar këtë që nga viti 1997.

Por megjithatë deklarata e tij janë kontradiktore. Kjo pasi në ’97 Gert Shehu ka qenë vetëm 6 vjeç.

Aktualisht Gerti Shehu ndodhet në spitalin e Traumës ku po mjekohet pas goditjeve që mori nga mbështetësit e Berishës pasi ai kreun aktin e dhunshëm. 

Shehu akuzohet për goditje për shkak të detyrës dhe plagosje me dashje. Deri më tani ai nuk ka pranuar të flasë për arsyet që shtynë drejt këtij veprimi. Pritet që Gerti Shehu t’i nënshtrohet një ekspertize mjekësore për shkak se familjaret e tij pretendojnë se ai vuan nga probleme te shëndetit mendor.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.