“E ka parë 17-vjeçarin se ishte gjallë i plagosur dhe e ka qëlluar sërish”/ Trondit rrëfimi i vëllait të autorit

by KLIKOJE.AL

Vëllai i autorit të masakrës së Klosit, Besnik Mjeshtri, ka zbardhur detaje tronditëse nga ngjarja e djeshme.

Në një intervistë për “Report TV”, Mjeshtri ka thënë se Kenado Shira, 17-vjeçari, ka qenë gjallë fillimisht, por është qëlluar më pas sërish me armë zjarri nga Fiqiriu, derisa të nxirrte shpirt.

“17-vjeçari ishte më poshtë. Ishte larg Eglit, ishte 5 metra te një kazan plehrash. Ai ka qenë gjallë edhe ka qenë i plagosur. E pa gjallë dhe ka shkuar djalit i ka rënë sërish, i tha ti nuk jeton më. Nuk di të fsheh asgjë. Kam parë tmerr. Jam shumë i tronditur. Unë duke bërtit. Ka kryer krimin dhe është larguar në këmbë. Ka ikur në këmbë vëllai… Bërtisnin me të madhe!’- u shpreh Mjeshtri.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.