E FUNDIT/ UEFA hap hetim për koret e tifozëve në Shqipëri-Kroaci, Daku mund ta pësojë keq (video)

UEFA ka njoftuar këtë të premte se në përputhje  me nenin 31.4 të Rregullores së saj Disiplinore, ka caktuar një Inspektor të Etikës dhe Disiplinës për të kryer një hetim mbi sjelljet e mundshme raciste ose diskriminuese nga tifozët gjatë ndeshjes ndërmjet Kroacisë dhe Shqipërisë zhvilluar në Hamburgu.

UEFA po heton më konkretisht thirrjet kundër Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut nga tifozët kroatë dhe shqiptarë. Organizata më e lartë ndërkombëtare do të hetojë edhe sjelljen e pretenduar të papërshtatshme të lojtarit shqiptar Mirlind Daku, i cili pas ndeshjes përdori megafonin dhe shoqëroi thirrjet e tifozëve, të cilët kënduan kudnër popullit sllav.

UEFA njoftoi se në orët në vijim do të ketë një vendim për këtë çështje, por normale është që të dyja Federatat marrin një sanksion të konsiderueshëm financiar dhe me siguri Daku do të ndëshkohet me disa ndeshje, ndaj nuk do të luajë kundër Spanjës të hënën e ardhshme. Shqipëria duhet të fitojë për të kaluar në fazën tjetër.

 

Related posts

“Presing dhe ekuilibër” / Glen Daja zbulon recetën që rrëzoi Vllazninë: E përgatitëm si finale, ky grup ka karakter

Gol i artë i Malomos dhe James, Dinamo mban gjallë shpresat për titull (video)

E BUJSHME! Mitaj drejt firmës me kampionët, mbrojtësi i Komëbtares drejt largimit nga Arabia Saudite (FOTO)