E FUNDIT/ Tirana nuk di të ndalet në merkato, zyrtarizon lojtarin që është shpallur kampion në tri kampionate

Gledi Mici është futbollisti më i ri i Tiranës. Lajmin e zyrtarizon vetë klubi bardheblu i cili me një postim në rrjete sociale njofton publikun se ka arritur marrëveshjen me lojtarin. Mici njoftoi ditën e sotme largimin nga Prishtina dhe tani do të provojë një aventurë të re në një tjetër kryeqytet, atë të Shqipërisë.

Mbrojtësi i majtë ka një të kaluar të lavdishme teksa ka fituar çdo trofe të mundshëm në Shqipëri me Skënderbeun, Flamurtarin e Kukësin, në Maqedoni me Shkëndijën dhe së fundmi në Kosovë. Tirana kishte objektiv përforcimin e krahëve të mbrojtjes dhe pasi siguruan të djathtin mne Albi Dokën, tani kyçin edhe të majtin me 32-vjeçarin.

Mici do të vihet menjëherë nën urdhërat e trajnerit Shehi i cili po stërvit skuadrën në Ohër të Maqedonisë së Veriut në fazën përgatitore për kupat e Europës.

Related posts

“Shqipëria më emocionoi”, Rolando Maran flet për “Gazzeta dello Sport: Dua rezultate me djersë dhe sakrificë

Mbyllet aventura te Dinamo, futbollisti gati kapitullin e ri në Superiore

Lëvizje surprizë në Superiore, Skënderbeu “blindon” trajnerin e ri