E FUNDIT/ Telashe për Dinamon në prag të sfidës me Egnatian, dy titullarë me probleme fizike

by KLIKOJE.AL

Starti i kampionatit rezervon një kundërshtar të veçantë për Dinamon, aspak të këndshëm. Egnatia, skuadra kampione në fuqi e Superiores, duket se është rasti klasik i “maces së zezë” për blutë e kryeqytetit. Gjatë tre sezoneve të fundit këto skuadra janë ndeshur 8 herë mes tyre, sepse në 2022-2023-shin kryeqytetasit munguan në elitë.

Humori i dinamovitëve është prishur disi në prag të ndeshjes me Egnatian, që hap kampionatin.
Shkak është bërë gjendja shëndetësore e lojtarëve Klevi Qefalija dhe Baton Zabërgja. Mesfushori ka pësuar një dëmtim në kavilje dhe është në dyshim për ndeshjen e së dielës, ashtu si dhe sulmuesi që kaluar një gjendje virale.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.