E FUNDIT/ Doka pothuajse e ka mbyllur me Tiranën, drejtuesit presin Latifin, po diskutohet paga

by S.M

Pas zyrtarizimit të Kaina Nunes dhe Gentian Selmanit, Tirana bëhet gati për një tjetër merkato cilësore. Mësohet se klubi bardheblu e ka mbyllur marrëveshjen me Albi Dokën dhe brenda tri ditësh, mbrojtësi do të rikthehet të jetë pjesë e klubit bardheblu. Negociatat janë të avancuara për rikthimin e tij, duke qenë se Honved i tij ra nga kategoria në Hungari.

Megjithatë surpriza nuk përfundojnë këtu pasi Tirana është në bisedime me Liridon Latifin. Sulmuesi anësor i ka kërkuar drejtuesve kuqeblu 130 mijë euro në vit, dhe kjo kërkesë ka stepur drejtuesit që i kanë treguar derën 29-vjeçarit. Drejtuesit e Tiranës kanë kontaktuar lojtarin dhe tashmë po përflitet për çështjen e pagës, me lojtarin që mund të ulë pretendimet në rast se transferohet në kryeqytet.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.