E FUNDIT/ Aksident TRAGJIK në Korçë, makina përplas për vdekje 14-vjeçaren (DETAJE)

by KLIKOJE.AL

Një aksident me vdekje ka ndodhur paraditen e kësaj të martë në aksin rrugor Korçë-Kapshticë. Një automjet, në lëvizje e sipër, ka përplasur për vdekje një kalimtar.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 31.10.2023, rreth orës 11:00, në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, pranë kryqëzimit të fshatit Zëmblak, Maliq, automjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin I. K., ka përplasur një shtetase 14-vjeçare, këmbësore në rrugë, e cila për pasojë ka humbur jetën.

Më drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.