Ndeshjen mes Egnatias dhe Partizanit e kanë ndjekur nga afër edhe agjentët specialë të Konyaspor. Bëhet fjalë për përfaqësues të klubit turk, ku luan aktualisht sulmuesi i Kombëtares, Sokol Cikalleshi, si dhe ish-lojtari i Kukësit, Valon Et’hemi. Mësohet se lojtari turk Melih Ibrahimoglu është në fokusin e klubit turk. Futbollisti ka luajtur 13 ndeshje dhe ka shënuar 2 gola.
Agjentët e klubit të Konyaspor e shohin futbollistin si një alternativë për të forcuar skuadrën e sezonit të ri, kur rregullat në futbollin turk do të ndryshojnë me synimin për të mbështetur më shumë lojtarët vendës. Ibrahimoglu ka nënshtetësi turke, edhe pse ka lindur në Austri, ku është rritur edhe futbollistikisht te klubi injohur i Rapidit të Vjenës.
Më pas ka luajturnë Holandë me Haracles, ndërsa në janar të këtij viti vendosi të veshë fanellën e Egnatias. Gjasat janë që të largohet prej saj pas disa muajsh për të luajtur në vendin e tij, në Turqi. Për detaje të tjera duhet pritur përfundimi i kampionatit. Egnatia këtë sezon ka shitur disa lojtarë të spikatur dhe radhën duket see ka Ibrahimoglu.