Skënderbeu luan sot kundër Dinamos në orën 17:00 në stadiumin e Korçës ndeshjen e prapambetur të javës së 20-të të Superiores, e cila nuk u zhvillua sipas kalendarit, për shkak të kushteve të vështira atmosferike dhe mbi të gjitha fushës së mbuluar nga dëbora.
Trajneri Ivan Gvozdenoviç e konsideron si një takim delikat për shkak të renditjes, por edhe për paraqitjet pozitive të skuadrës dinamovite. Rikthimi i kapitenit Liço dhe mesfushori Dumfur, ka qetësuar disi trajnerin, i cili në konferencën për shtyp para takimit, nuk ngurroi të bënte një thirrje për tifozët korçarë, që të mbështesin skuadrën.
“Duhet të tregojmë forcën tonë në këtë ndeshje, duke luajtur bukur dhe fituar. Jemi Skënderbeu dhe normalisht në çdo ndeshje mendojmë vetëm për fitoren dhe objektivat e klubit. Për ne është gjithsesi një avantazh, pasi kemi mbështetjen e tifozëve tanë, që nuk na kanë braktisur asnjë moment. Jam i sigurt që do të krijohet një atmosferë e bukur në stadium.