Dinamo City luan të shtunën, në orën 18:00, ndeshjen e radhës me Laçin, e vlefshme për javën e 33-të të Superiores. Përpara kësaj ndeshjeje, që luhet në Elbasan, ka folur trajneri Dritan Mehmeti. Mes të tjerash ai theksoi:
SKUADRA-Vijmë pas disfatës në derbi. Kemi bërë analizën dhe duhet të pranojmë verdiktet e derbit, që nuk arritëm ta interpretojmë si duhet, sidomos në aspektin psikologjik. E kemi thënë shpesh që skuadra është e re dhe do kohën e vet. Që të bësh atë hapin e madh, duhet të jesh i qetë dhe duhet të përballosh beteja të tilla.
LAÇI-Kemi punuar gjatë gjithë javës që të ringrihemi dhe të shikojmë përpara, sidomos ndeshjen e radhës. Kemi një kundërshtar që të imponon respekt dhe do të bëjmë maksimumin për të marrë më të mirën në fushë. Ka ardhur fundi dhe duhet të jemi më racionalë dhe konçizë.
MUNGESAT-Përveç Gudiabit, kemi dhe mungesën e sigurt të Tahirit, që ka pasur probleme javët e fundit në kavilje. Shpresojmë të rikuperohet sa më shpejt, sepse na ka ndihmuar javët e fundit.
MUNGESAT TE LAÇI-Kur të dyja skuadrat kërkojnë pikët, tensioni është ai që bën emocionet frenuese dhe duhet të jemi të qetë, me entuziazëm, të futemi në lojën tonë dhe të bëjmë maksimumin. Jemi të barabartë te mungesat.
FINAL-FOUR- Siç i kemi shanset për “Final 4”, është edhe rreziku për të rënë në renditje. Kampionati është i paparashikueshëm, skuadrat nuk kanë shumë diferenca, kalendari është i vështirë, për të qenë korrektë. Nëse nuk i marrim ndeshjet javë pas jave, do të bëjmë gabim. Të përqendrohemi te Laçi.
NËSE DO TE ISHA NË FILLIM TË KAMPIONATIT– Besoj do të kishim 4-5 pikë më shumë, sepse vetë statistikat e fazës së dytë dhe të tretë kanë treguar se kemi marrë më shumë pikë. Do të ishim më komodë sot”. Përfundoi Dritan Mehmeti.
https://www.youtube.com/watch?v=vJ0LVtzCFcc&t=3s