Dy mungesa frikësojnë Di Biagion, trajneri i Dinamos në hall ndaj Partizanit

by S.M

Dinamo nuk ka shumë kohë për të “qarë” humbjen me Erzenin. “Blutë” kanë nisur menjëhë përgatitjet për derbin me Partizanin, takim që do të luhet ditën e premte në “Elbasan Arena”, ora 18:00.

“Nëndetësja” do të kërkojë rikthimit te fitorja që në sfidën me demat, ndërsa gjithashtu do të synojë që të triumfojë pasi ka humbur derbin e parë më Tiranën.  Luigi Di Biagion e mban në “ankth” Rustem Hoxha. Kapiteni është i dëmtuar që në sfidën me Skënderbeun dhe ende nuk dihet nëse do të jetë gati në derbi.

Gjithashtu një tjetër mungesë mund të jetë edhe Fatjon Andoni, i cili është dëmtuar në sfidën me Kukësin dhe gjasat janë që të mungojë edhe ndaj të kuqve. Kjo shton “dhimbjet e kokës” te italiani, i cili duhet të “arnojë” formacionin.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.