Dy ditë pas protestës, Berisha lëviz gurët, ja çfarë do të ndodh nesër

by KLIKOJE.AL

Dy ditë pas protestës së 12 nëntorit, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha do të zhvillojë ditën e nesërme mbledhjen e kryesisë. Mësohet se, mbledhja e kryesisë së PD do të zhvillohet në orën 14:00, ku në qendër të diskutimeve do të jenë dy pika të rendit të ditës.

E para është shqyrtimi dhe miratimi i kandidaturave për “Primaret” dhe pika e dytë është vazhdimi i aksionit opozitar. Kujtojmë që sot, ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar se shumë shpejt do bëjë publike axhendën e protestave të tjera të fuqishme.

“Shqiptarët janë sot në këmbë më shumë se kurrë, këtë e faktoi protesta. Ju njoftoj se shumë shpejt do njiheni me axhendën e protestave të tjera të fuqishme. Protestat do të jenë dhe do të mbeten mjeti kryesor krahas primareve në betejën kundër këtij regjimi, kundër këtij njeriu. Dhe njëherë thirrja ime për miqtë dhe partnerët ndërkombëtarë, është mbështesni shqiptarët në betejën e tyre, ne do fitojmë”, tha kreu i PD ne një komunikim me gazetaret.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.