Dy aksidente kanë ndodhur sot në akset e vendit. Në aksin rrugor Milot-Rrëshen një mjet tip “BMW” në të cilën lëvizte një familje nga Kosova humbi kontrollin dhe u përplas me mbrojtëset anësore të rrugës.
Fatmirësisht drejtuesja e mjetit dhe 3 pasagjerët, mes të cilëve dhe një fëmijë 5-vjeçar nuk morën lëndime. Për nxjerrjen nga mjeti të fëmijës ndërhynë kalimtarë të rastësishëm.
Një aksident ndodhi po sot në aksin rrugor Belsh – Kuçovë. Në fshatin Dëshiran mjeti tip “Volkswagen”, me drejtuesen shtetasen A.Gj., 39 vjeç, banuese në Elbasan, është përplasur me një motoçikletë me drejtues shtetasin S. B., banues në fshatin Dëshiran.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës dhe është plagosur shtetasja Z.Z., e cila ishte pasagjere në motoçikletë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Burimi: Panorama