Një aksident është regjistruar paraditen e kësaj të diele në bulevardin “Gjergj Fishta” në Tiranë.
Një automjet i drejtuar nga një shtetas ka përplasur një vajzë 10 vjeçare.
Fatmirësisht, vajza ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa po merr trajtim në spital.
Ndërkohë, në zonën e “21 Dhjetorit”, në një aksident tjetër, ka mbetur e plagosur një 70 vjeçare, e cila ka përfunduar në spital.
Njoftimet e policisë:
Me datë 27.09.2020, rreth orës 10:54, në bulevardin “Gjergj Fishta” mjeti me drejtues shtetasin A.H., ka aksidentuar shtetasen e mitur me iniciale E.M., 10 vjeçe, e cila është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nënkujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Me datë 27.09.2020, rreth orës 11:05, tek “21 Dhjetori” mjeti me drejtues E.C., ka aksidentuar këmbësorin shtetasin I.M., rreth 70 vjeç, i cili u dërgua në spital, nënkujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.