Pas humbjes me Teutën në Durrës, Tirana po përgatitet për të luajtur ndeshjen e radhës, ku kalendari do ta vendosë përballë Dinamos. Të besuarit e Ilir Dajës vijnë nga një paraqitje pozitive duke fituar 2-0 dhe me një Dejvi Bregu në formë. Sa i përket derbit, ai do të luhet në “Elbasan Arena”, duke nisur nga ora 17:00, me bardheblutë që do të jetë pritës në këtë përballje.
TEUTA-TIRANA 2-1
Teuta arriti një fitore të rëndësishme ndaj Tiranës me rezultatin 2-1 në një ndeshje plot polemika. Ndeshja filloi me një moment tensioni, kur Beshiraj shënoi në minutën e 4′, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Më pas bardheblutë shënuan të parët, por pësuan rikthimin e durrësakëve dy minuta nga fundi. Për sa i përket ndeshjes, Teuta pasi pa ti anulohet një gol e gjeti veten madje në disavantazh.
Tirana arriti të kalojë përpara në minutën e 13′ me një gol të Jarmouni, i cili zhbllokoi shifrat. U duk një tjetër rezultat pozitiv pas rikthimit të teknikut Shkëmbi, por Teuta reagoi shpejt. Katër minuta më vonë, Simeu shënoi golin e tij të parë në Superiore, duke barazuar rezultatin dhe duke frikësuar bardheblutë. Në minutat e fundit të ndeshjes, dukej se sfida në Durrës do të përfundonte në barazim. Por Kotobelli fitoi një penallti në minutën e 88′, e cila u shndërrua në gol nga Lloci, duke i dhënë Teutës një triumf dramatik dhe parakalimin e Tiranës.