“Duhet të studiojmë shqiptarët”/ Zlatko Dalic, trajneri i Kroacisë komenton shortin: Luajmë ndeshjen e dytë me ta, është vendimtare

Ish-trajneri i Dinamos së Tiranës, i cili aktualisht drejton përfaqësuesen kroate, Zlatko Dalic, ka dhënë përshtypjet e tij të para për shortin e Kampionatit Europian, ku Kroacia ndodhet në të njëjtin grup me Shqipërinë, Spanjën dhe Italinë. Pas shortit, Dalic do të shprehej për HRT.

“Mendoj se kemi grupin më të vështirë, luajmë kundër kampionëve të Europës, dhe fituesit aktual të Ligës së Kombeve. Shqipëria ishte e para në grupin kualifikues. Më duhet t’i studioj edhe më mirë shqiptarët, do të luajmë ndeshjen e dytë me ta, kështu që ndoshta do të jetë vendimtare. Shpresoj që në gjashtë muaj të jemi të gjithë të shëndetshëm. Synimi ynë është të kalojmë fazën e grupeve.

Related posts

Shpërthen rrjeti: Akuza të rënda ndaj Vedat Muriqi për “shitje” të ndeshjes me Turqinë, reagon ashpër sulmuesi

Orges Shehi “shtrëngon vidat” te Tirana, bardheblutë përgatiten në “Selman Stërmasi” për duelin ndaj Flamurtarit (FOTO)

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës