“Duhet të shënoj më tepër, është detyra ime”, Ernest Muçi flet pas golit të parë me fanellën e Besiktas-it

Ernest Muçi shënoi golin e parë me Besiktas-in.Sulmuesi i talentuar shqiptar u transferua në Stamboll në ditën e fundit të merkatos dimërore.

22-vjeçari, i cili u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes, realizoi një gol shumë të bukur në suksesin 0-2 të Besiktasit përballë Istanbulsporit. Muçi foli pas ndeshjes për kanalin zyrtar të klubit turk, ku ndër të tjera theksoi se ai dhe shokët e tij duhet të vazhdojnë përpara me të njëjtin fokus. “Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Bëmë atë që duhej të bënim.Duhet të luajmë me të njëjtin përqendrim në ndeshjet e mbetura, si sot.

Fitorja? Shënuam dy gola dhe nuk pësuam, kjo është një gjë shumë e mirë për ne.

Goli im? Duhet të kontribuoj në sulm duke shënuar gola, është detyra ime. Përtej golit, rëndësi ka që skuadra të jetë e suksesshme”, theksoi lojtari i kombëtares shqiptare.

Related posts

Penalltitë “tradhtojnë” Kukësin, Bylisi B feston ngjitjen (video)

Sherr në ndeshjen e Play-Outit, ndeshja mbyllet me grushte mes lojtarëve (video)

Tirana në pritje të merkatos, ish-mbrojtësi kampion mund të rikthehet (FOTO)