273
Nevil Dede, trajneri që drejton AF Elbasanin deklaroi se për të arritur në Superiore, ekipi duhet të luftojë shumë, duke nisur nga java e parë, sepse Kategoria e Parë nuk është e lehtë.
“Sigurisht që ne kemi në dispozicion edhe dy javë kohë. E rëndësishme është se po zhvillojnë ndeshje korrekte. Skuadra ka motivim pasi edhe synimi i saj, të cilin unë e kam deklaruar edhe më parë, është që kjo skuadër të ngjitet në Superiore, por sigurisht për këtë duhet të kalojmë në një sezon të vështirë ku ka shumë rivalë, kundërshtarë shumë të fortë, kategori shumë të fortë.
Lufta sportive është në nivelet maksimale dhe të pranueshme. Prandaj ne na duhet patjetër që të marrim shkallën e parë e me radhë të mos ndalemi”.