Shqipëria nis sprintin e fundit drejt përgatitjeve për ndeshjet e kampionatit europian që do të zhvillohet në Gjermani. Takimi i parë do të zhvillohet më datë 15 qerhsor ndaj Italisë në Dortmund,ndërsa katër ditë më pas është sfida ndaj Kroacisë. Ekipi ballkanas e ka marrë seriozisht sfidën, sepse ndeshja e dytë do të vendosë shumë për fatet e ekipit kroat. Në Kroaci, gazetat më të rëndësishme kanë shkruar për Kombëtaren e Shqipërisë. “Sportnet” si titull kryesor ka vendosur: Shqipëria, pa superyje, por me forcë të madhe grupi.
Në artikullin e publikuar, gazeta kroate shkruan për rrugëtimin e Shqipërisë në kualifikuest e Europianit, duke evidentuar edhe elementët më të rrezikshëm. Gazeta “Nacional”, në artikullin e 12 qershorit ka intervistuar ish-trajnerin e Kroacisë Ante Çaçiç i cili deklaron: Sfida më e vështirë do të jetë ajo ndaj Shqipërisë, do të luajnë gjitbhcka për gjithcka”, shprehet 70-vjecari i cili më herët ka drejtuar edhe Dinamon e Zagrebit.