Sebastian la Torre po kalon një moment të mirë te skuadra e Kukësit. Në takimin kundër Erzenit, sulmuesi nga Peruja shënoi dy golat e fitores. Një futbollist me potencial, që arrin të shënojë golin e tretë për verilindorët këtë kampionat dhe kthyer në golashënuesin më të mirë të skuadrës.
25-vjeçari nuk e fsheh lumturinë, për më tepër që ekipi arriti të kthente ndeshjen, e cila nuk po shkonte në rrjedhën e duhur. “Personalisht jam i lumtur për golat, edhe për faktin që jam gjithnjë i përgatitur për të tilla momente para portës. Me ndihmën e Zotit shënova dy gola, të cilët shkojnë për familjen time, që më inkurajon çdo ditë nga larg”, u shpreh fillimisht sulmuesi peruan.
Sulmuesi shënjestron Partizanin, ekipi verilindor të luajë me skuadrën kryeqytetase. “Do të tentojmë më të mirën që nga ndeshja e radhës, ajo me Partizanin. Ata janë një skuadër e mirë, por edhe pse luajmë jashtë shtëpisë sonë, jemi të vendosur për të bërë një lojë të mirë dhe marrim pikët”, përfundoi Sebastian la Torre.