181
Dinamo ia del të fitojë me përmbysje derbin me Partizanin. Blutë fitojnë me rezultatin 2-1 dhe thyejnë tersin pas 15 vitesh që nuk fitonin një derbi.
Një pjesë e parë që u mbyll me rezultatin 0-1, Mba për Partizanin do të shënonte në minutën e 10′, ndërsa në të dytën, Dinamo u fut në lojë. Fillimisht Kacori barazoi në minutën e 56′, ndërsa Lorenco Vila do të shënonte golin e fitores në minutën e 88′, duke u ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë e duke lënë Dinamon me 10 lojtarë.
Megjithatë sukses i rëndësishëm për blutë, që me këtë fitore blindon vendin e pestë në kuotën e 31 pikëve dhe është 2 pikë larg Tiranës që mban vendin e katërt.