Elbasani po punon me kujdes nw merkato. Pas firmws me portierin Janacek, klubi verdheblu pritet tw zyrtarizojw njw tjetwr afrim si sulmuesin Donart Ibraimi. 21-vjeçari vjen nga ekipi i Voska Sport në Maqedoninë e Veriut dhe shihet si një investim për të tashmen dhe të ardhmen e skuadrës verdheblu, që këtë sezon synon të konfirmohet në elitën e futbollit shqiptar.
Donart Ibraimi ka lënë gjurmë në kampionatin maqedonas duke realizuar 4 gola dhe duke dhënë 3 asiste në sezonin e fundit, ndërsa paraqitjet e tij të mira i kanë siguruar edhe ftesën në përfaqësuesen U-21 të Maqedonisë së Veriut. Një lojtar i shpejtë, teknik dhe me nuhatje për golin, ai pritet të shtojë konkurrencën në repartin ofensiv të Elbasanit, që po ndërtohet me kujdes nga drejtuesit dhe stafi teknik në funksion të objektivave të sezonit të ri në Superiore. Më herët ai ka qenë edhe pjesë e Partizanit të 21-vjeçarëve në vendin tonë dhe rolin natyral ka atë të fantazistit.
LARGIMI I GJONIT
Elbasani e ka kaluar me sukses një nga sfidat më të mëdha të viteve të fundit: ngjitjen në Kategorinë Superiore dhe arritjen e mbijetesës në vitin e saj të parë. Por, tani nis beteja më e vështirë, ndërtimi i një skuadre që të jetë jo vetëm konkurruese, por pretendente për objektiva të mëdha. Megjithatë për momentin në klubin verdheblu ka patur largime të shumta dhe i fundit është Amarildo Gjoni. Sulmuesi qendron për një sezon te klubi verdheblu.