Dokumenti sekret Juve-Ronaldo, marrëveshja që mund të “hedhë në erë” bardhezinjtë

“Corriere della Sera” publikoi sot dokumentin e firmosur nga ish-drejtori sportiv Fabio Paratici. Kontrata e cila u gjet nga Guardia di Finanza në studion e avokat Federico Restano, në Torino, më 23 mars të 2022, është një provë në procesin kundër shoqërisë piemonteze, e cila akuzohet për fshehje të disa shifrave në bilanc.

Borxhi – Dokumenti, i cili “në teori nuk duhej të ekzistonte” (këto ishin fjalët që dolën nga përgjimet e bisedave mes shefit të studios ligjore bardhezi, Cesare Gabasio dhe drejtorit sportiv, Federico Cherubini), është prova që tregon se Juventusi i kishte një borxhë prej 19.6 milionë eurosh Ronaldo-s.

Prova – Shifra sipas hetuesve nuk është rregjistruar kurrë në bilancet e shoqërisë. Letra, e cila sipas hetuesve i përket manovrave që bëri Juventusi me pagat e futbollistëve në sezonin 2020-2021, ishte prova se si disa lojtarë kishin hequr dorë nga pagat e tyre vetëm në aparencë dhe jo në formë zyrtare.

Related posts

Puth djalin e Alvarez dhe takon lojtarët pas triumfit në derbi, Refik Halili zbulon premion e majme (video)

“Tani situata është e komplikuar, Europa s’është në dorën tonë”, Kërnaja ndjen keqardhje për derbin, ka ankesa: Kishte prekje të topit me dorë…

“E kishim përgatitur, Alvarez na fitoi ndeshjen”/ Shehi zbulon fjalët në dhomat e zhveshjes: Çunave i thashë që…