421
Izraeli do të luajë të dielën ndaj Kosovës në kuadër të eliminatoreve për Euro 2024, me takimin që është programuar të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” ora 20:45.
Ekipi përfaqësues do të udhëtonte për në Prishtinë ditën e premte, megjithatë, rrugës për në aeroportin e Tel Avivit ekipi kombëtar i tyre kanë hasur në probleme.
Ata kanë marrë një alarm për sulm me bombë apo me raketa, duke bërë që të detyrohen të dalin nga autobusi dhe të fshehën në një vend më të sigurt. Është vet faqja zyrtare e federatës izraelitet të futbollit që ka publikuar videon, ku shihen lojtarët dhe stafi duke ikur.