98
Ka përfunduar seanca ndaj Ilir Metës në Gjykatën Kushtetuese. Kushtetuesja ka marrë vendimin të shtyjë seancën për shkarkimin e Ilir Metës për ditën e hënë ora 10:00.
Postimi i Metës:
“Falenderoj Këshilltarët e mi për punën e shkëlqyer, që kanë bërë gjatë farsës gjyqësore të iniciuar nga ish-Kuvendi monist dhe antikushtetues.
Pasi u njoha me 72 pyetjet e anetarëve të Gjykatës Kushtetuese, brenda 48 orëve jo vetëm do të dorëzojmë 72 përgjigjet, por personalisht si President i Republikës do ua lexoj të gjithë qytetarëve të Republikës përgjigjen për çdo pyetje, nga Institucioni i Kryetarit të Shtetit.”-shprehet ai.