Në takimin e fundit me shoqërinë civile ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar se do të rikthehen protestat e Partisë Demokratike. Berisha tha mbrëmë se 7 korriku do të jetë fronti për shpëtimin e Shqipërisë, duke shtuar se kjo protestë kombëtare do të jetë e jashtëzakonshme.
Lideri demokrat tha:
“Rrugë të vetme dhe të sigurt për t’u përballur me këtë regjim, unë gjej bashkimin e të gjitha forcave opozitare. Krijimin e një fronti të përbashkët me shoqërinë civile dhe partitë e tjera politike opozitare dhe hartimin e një harte veprimesh me të cilat ne kam bindjen më të thellë se do ta fitojmë betejën. Ky vërtetë është një regjim i pasur, por ky është një regjim i kalbur sepse është i ndërtuar mbi lidhjet e krímit, mbi abuzimin, mbi shkelmimin e ligjit dhe regjime të tilla rezistojnë shumë vështirë.
PD do bëjë gjithçka që t’i jetësojë këto parime. Ky është një regjim që nuk Meriton të ekzistojë asnjë ditë. Përpiqem të rikujtoj bashkëbiseduesve të mi se pas vitit 1990 Ramiz Alia nuk ishte pa mbështetje.
Televizionet e huaja e quanin Gorbaçovi i Ballkanit edhe pse vríste të rinj në katër anët e kufirit të Shqipërisë. Ato nuk përcilleshin ose injoroheshin. Unë nuk habitem kur dëgjoj deklarata në mbështetje të Edi Ramës.
E rëndësishme është që ne të marrim përgjegjësitë tona para shqiptarëve. Duhet të bazojmë qëllimin tonë në parime të drejta. Të lùftosh se Edi Rama po Lùfton korrùpsionin pse mbush një sallë do të thotë të tallësh me shqiptarët. Në çdo licencë dhe leje ka vetëm vjédhje. Shefi i kadastrave thonin që janë djegur regjistrat.
Lidhur me protestat mendoj se duhet të jenë shumë të forta, por ky problem duhet të jetë çështje e debatit të përbashkët.
Një front kundër kësaj qeverie dhe këtij regjimi është jetik. Do e quajmë front për shpëtimin e Shqipërisë apo me një emër tjetër do e shohim por ne do ne duhet të funksionojmë si fron.
Më 7 Korrik është menduar të jetë data e protestës së madhe në Tiranë. Kjo është betejë e jashtëzakonshme dhe e rëndësishme. Kjo betejë duhet të shtrihet në mbarë vendin.”