“Do të ishte nder të drejtoja Tiranën”, Qatip Osmani i hapur për një transferim te bardheblutë: Është një nga klubet më të mira në Shqipëri

by S.M

Qatip Osmani i shkel syrin Tiranës. Ish-trajneri i Vllaznisë ishte i ftuar në një lidhje Skype me emisionin “Zona 30” në RTSH ku foli aktualisht për situatën e tij me klubin bardheblu, kujtojmë që kryeqytetasit ditën e djeshme mbyllën bashkëpunimin me Erbim Fagun.

“Nuk kam asnjë kontakt me drejtuesit e Tiranës, do të kisha dëshiruar sepse bëhet fjalë për një ndër klubet më të mëdha në Shqipëri. Zërat se më lidhin mua me Tiranën janë domethënëse pasi tregon punën e mirë që kam bërë. Nuk e mendoj më shkarkimin nga Vllaznia, nuk e prisja ,megjithatë ky ishte një vendim i drejtuesve”, përfundoi Qatip Osmani.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.