Dj Pm dhe Dj Dagz ishin dy djemtë shqiptarë nga Kosova që arritën të rrëmbenin zemrat e publikut me çiltërsinë, përkujdesjen dhe humorin e tyre në shtëpinë më të famshme.
Dj Pm, emri i vërtetë i të cilit është Pajtim, ka treguar se ku ka fjetur natën e parë pas eleminimit nga Big Brother Vip.
“Mos me të rrejt atë natë kam fjetur te Fifi, kemi qenë në banesë te Fifi, unë, Ylli Limani, Argjira e të tjerë, nja 10 vetë veç”, tha Dj Pm në ntervistën e fundit.
Ndërkohë për lidhjen me Sarën, Dj Pm tha se gjithçka shkon mirë dhe janë të lumtur, por planet për martesë duken të largëta.