Distria Krasniqi vazhdon që të mbajë lart emrin e Kosovës në xhudo, ku është shpallur kampione e Evropës. Xhudistja nga Kosova ia doli të fitonte medaljen e artë në Evropianin e xhudos që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.
Sportistja shqiptare garoi në pjeshën 52 kilogramë, teksa e nisi mjaft mirë duke fituar bindshëm përballë ukrainases, Anna Borodina. Gjithashtu, edhe në dyluftimin e dytë, Distria bindi duke eliminuar në më pak se 1 minuta kroaten, Ana Viktorja Puljiz.
Në gjysmëfinale, shqiptarja u përballe me spanjollen Ariane Toro Soler, ku dhe ndaj kësaj të fundit shkëlqeu dhe triumfoi.
Ndërsa në finalen e madhe, ‘viktima’ e radhës e 28-vjeçares ishte xhudistja italiane, Odette Giuffrida. As kjo e fundit nuk ishte një problem për Distria Krasniqin, duke mos e rrezikuar asnjëherë xhudisten shqiptare.