Mbrëmjen e djeshme, balerini i njohur, Ilir Shaqiri, tha gjatë spektaklit se në Big Brother VIP ka disa persona që për mendimin e tij nuk duhet të ishin. Ai argumentoi se në atë shtëpi priste të ishin persona me nivel më të lartë artistik. Ky debat, i cili bëhet nga të gjithë jashtë shtëpisë së Big Brother, u arrit të hapej vetëm nga Iliri.
Kjo deklaratë nuk i pëlqeu shumicës së banorëve. Ndërkohë, një moment kur Iliri tha se disa banorë janë kot brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka nxitur reagime pasi foli me emra.
Iliri: E kam pasur për shumë që janë këtu brenda, e kam për disa që janë këtu se nuk më pëlqen karakteri i tyre.
Donald: Kush janë?
Iliri: Duhet të të jap llogari ty?
Donald: Jo thuaja publikut.
Iliri: E di unë si ia them publikut. Kanë qenë disa që nuk janë, këtu janë Einxheli, Sara, Antonela deri në njëfarë pike…
Antonela: A i ndërrove fjalët brenda 5 minutash?
Arbana: Çfarë është ky paragjykim për një nga programet më të shikuara në Top Channel.
Antonela: Është shumë çdo herë që thuhet se nuk e meritoj vendin këtu.
Iliri: Nuk mendoj se je nga ato bloger që meriton të jesh këtu për karakterin që ke.
Sara: Pse çfarë duhet të bëjë?
Iliri: Të tjera ke thënë në dhomën e rrëfimit, të tjera thua këtu.
Antonela: Unë mendoj që je tipik njeri falso sepse ditën e parë ke dalë para të gjithëve duke i thënë turp të vijë që e paragjykoni. Këto mi thua sot javën e katërt.
Iliri: Për mua kot që je këtu. Është mendimi im.
Antonela: Sa herë që më përmendet që kam ardhur nga një emision. Do jua them që jam krenare se nga ku vij se falë Për’puthen e Top Channel jam këtu ku jam. Dhe nuk do të guxoni ta thoni më këtë gjë. Nëse jam këtu, e meritoj. Nuk jam lutur për t’u futur këtu.
Iliri: Duhet të kishte më shumë artistë.
Einxhel: Balerin je, nuk je kritik arti.