Dëmtimet fusin në hall Dinamon, dy lojtarë mungojnë ndaj Teutës

by KLIKOJE.AL

Asaj që i druheshin, u ka ndodhur Dinamo-s. Para ndeshjes së kthimit të turit “play off” të Conference League kundër Jagiellonias, kishte pikëpyetje për aktivizimin e Klevi Qefalisë dhe kapitenit Bruno Dita, të cilët për shkak dëmtimesh nuk luajtën në ndeshjen e parë. Dy mungesa të sigurta në sfidën e së premtes përballë Teutës.

Në kampin dinamovit i druheshin aktivizimit të parakohshëm, pasi në rast lëndimi lojtarëve do t’u duhej gati një muaj kohë për t’u rikuperuar. Kjo gjë është vërtetuar së fundmi, pasi të dy lojtarët nuk u përfshinë në ndeshjen me Vllazninë. Mësohet se të dy kanë nisur fazën e rikuperimit dhe u duhet 3-4 javë kohë që të jenë të gatshëm për trajnerin Ilir Daja. Ndonëse bëhet fjalë për dy shtylla të skuadrës së Dinamo-s, mungesa e tyre nuk peshoi në ndeshjen e së dielës ndaj Vllaznisë, e cila u fitua nga blutë me shifrat 3-1.

LEXO ME SHUME:Elbasani ankimim zyrtar për golin e anuluar, FSHF shpjegon vendimin që solli polemika (VENDIMI)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.