Kryeqyteti vishet blu! Dinamo përmbys Partizanin në stilin alla Ilir Daja, Skukës i anulohet gol (video)

by KLIKOJE.AL

Derbi i kryeqytetit ka folur blu. Dinamo ka triumfuar me shifrat 1–3 përballë Partizanit, në një ndeshje të mbushur me emocione, episode vendimtare dhe gola në momente kyçe të takimit. Të kuqtë kaluan të parët në avantazh në minutën e 44-t, kur Toma përfitoi nga një top i mbetur në zonë dhe dërgoi sferën në rrjetë, duke mbyllur pjesën e parë me epërsinë minimale për Partizanin.

Por festa e vendasve zgjati pak. Vetëm tre minuta pas rifillimit të lojës, në minutën e 48-të, Bregu barazoi shifrat për Dinamon, duke rikthyer menjëherë ekuilibrin dhe duke ndryshuar rrjedhën e ndeshjes. Blutë morën kontrollin e lojës dhe në minutën e 73-të gjetën edhe golin e përmbysjes me Guindon, i cili u tregua i saktë në zonë dhe ndëshkoi mbrojtjen e Partizanit.

Të kuqtë u hodhën përpara në kërkim të barazimit dhe në minutën e 84-të Skuka dërgoi topin në rrjetë, por goli u anulua për pozicion jashtë loje, duke ndezur protestat në kampin vendas. Dinamo përfitoi nga hapësirat e lëna pas dhe në minutën e 90-të Berisha vulosi përfundimisht fitoren, duke shënuar golin e tretë dhe duke mbyllur llogaritë e takimit.

Një fitore e madhe për Dinamon, që del triumfuese nga derbi, ndërsa Partizani largohet i zhgënjyer, mes rasteve të humbura dhe një goli të anuluar që mund të kishte ndryshuar historinë e ndeshjes.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.