“Goli i Bregut na rikthehu entuziasmin”/ Ilir Daja tregon sekretin e suksesit ndaj Partizanit: Kemi parë videot me…

by KLIKOJE.AL

Dinamo ka fituar me përmbysje përballë Partizanit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të të Superiores. Derbi i zhvilluar në “Arenën e Demave”, përfundoi 1-3 për dinamovitët. Pas këtij dueli ka folur trajneri fitues, Ilir Daja.

“Kemi bërë një lojë nga fillimi deri në fund. Kemi pasur topin, raste para porte, kemi bërë tranzicione. Është ndeshja e dytë me përmbysje. T’i shënosh 3 gola Partizanit në fushën e tij, jemi të kënaqur. Jemi të kënaqur që fitojmë me gola dhe me një lojë që e komanduam. E gjithë merita është e djemve. Si ne dhe Partizani kemi pasur vetëm 2 ditë kohë. Kemi marrë shumë minuta në teori, sepse në praktikë, muskujt kanë qenë të rënduar. Sot entuziazmi, sakrifica dhe bashkëpunimi i lojtarëve bënë që të dukeshim sikur kemi 1 javë pa ndeshje, ekipi ishte i freskët. Besoj që kemi bërë gjithçka mirë.

Goli i Bregut? Ai ndikoi për të na kthyer në entuziazmin që kishim në pjesën e parë. U goditëm në një moment të mirë tonin, pasi humbëm disa raste. Goli i Bregut ishte bonus përtej barazimit, riktheu entuziazmin. Edhe ne luajtëm me presing të lartë, aty ishte një sërë gabimesh. Gabimi i parë ishte që Maliqi shkoi në presion me kohë vonesë dhe la bosh Atanaskoskin. Duhet të mbyllte më shpejt kur topi i spostua te Kola, Neziri duhet të vepronte.

Në ndeshjen e fundit Partizani me Egnatian, nga videot që pamë kishte luajtur me atë vendosje që ndryshoi në 20 minuta. Nuk është se në pjesën e parë Partizani ishte më mirë. Rasti i Vilës, Bregut, Guindos, ishin shumë. Situatat para porte i kishim më të shumta se Partizanit. Ekipi kishte personalitet në administrim, duke e mbajtur topin me rendiment. Kishim atë që përmendëm, ndryshimin e zonave, Bregu e bëri mjaft mirë, ashtu si Qefalija me Karambën. Mund të mos e pësonim golin, por edhe Partizani ka potencialin e vet. Në momente të caktuara, sidomos me tranzicionet me topat në thellësi, disa herë mund të na godiste, por edhe mbrojtja jonë, iu kundërpërgjigjën”, tha Daja.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.