“Dinamo ime ishte si Milani i Shqipërisë”, Sejdini dhe Hysen Dedja kujtojnë të shkuarën si kampionë: Vllaznia ime ishte me shkodranë, e ndjenin fanellën

Hysen Dedja dhe Faruk Sejdini

Ditën e shtunë, në orën 16:00, do të luhet takimi mes Vllaznisë dhe Dinamos, sfidë e vlefshme për javën e 34-të të Kategorisë Superiore. Dy skuadrat kërkojnë me patjetër pikë, për të mos kompromentuar sezonin e tyre. Dinamo kërkon të mbajë vendin e katërt, pozicion që të çon në Play-Off, ndërsa Vllaznia për të konsoliduar vendin e dytë. Në lidhje me këtë sfidë kanë folur dy ish-trajnerët, Faruk Sejdini i shpallur kampion me Dinamon, dhe Hysen Dedja, me teknikun shkodran që fitoi titullin me Vllazninë në sezonin 1997-98. Dy ish-trajnerët kanë folur për RTSH Sport.

FARUK SEJDINI

“Dinamo që unë drejtoja ishte Milani i Shqipërisë. Kishim restorantin tonë, hotelin tonë. Sot stërviten një herë në ditë, me mua lojtarët dy herë në ditë. Kishin një kontroll që i shërbente asaj pune për të cilët ishin. Në këtë sens, Dinamo e tanishme ndryshon diametralisht me atë Dinamo që unë drejtoja. Dinamo sot është pa identitet. Dikush thotë se Dinamo është në Durrës, në Kavajë apo Elbasan.Askush nuk e di.

HYSEN DEDJA

“Nga ajo Vllazni që kemi dalë ne kampion, nuk ishte ky organizim që është sot. Në kuptimin ekonomik, atëherë lojtarët ishin me paga shumë të vogla që merrnin Premçi,Osja, Lika,Grima,Lici e shumë të tjerë që ishin një grup me shpirt gare që e dinin për çfarë luftonin. Ishin të gjithë lojtarë shkodranë, kishin përgjegjësi për fanellën dhe ishin më cilësore se lojtarët që janë sot.”

Related posts

Teuta e nis sezonin me rinovime, dy titullarët pjesë e skuadrës edhe për një sezon

AF Elbasani gjen menjëherë zëvendësuesin e Nevil Dedes, pritet firma me trajnerin e njohur

Filip Najdovski bën prapakthehu, mbrojtësi hedh firmën mbi kontratë (FOTO)