Dinamo fiton derbin kryeqytetas, Tirana prek fundin (video)

by KLIKOJE.AL

Derbi i kryeqytetit dhuroi emocionet e zakonshme, me tension, raste dhe gola që mbajtën tifozët në ankth deri në fishkëllimën e fundit. Dinamo doli fituese me rezultatin 1-2, duke rrëmbyer tri pikë të çmuara dhe duke lënë Tiranën në presion të madh. Pjesa e parë nisi me një ritëm të lartë, ku Tirana tentoi të marrë kontrollin e lojës, megjithatë ishin dinamovitët të cilët kaluan në avantazh me Giudiaby në minutën e 24′.

Në pjesën e dytë loja u bë edhe më e ashpër, me duele të forta dhe raste në të dy portat. Dinamo tregoi më shumë cinizëm dhe arriti të shënonte në minutën e 53′. Goli i dytë u mendua se do të rrëzonte psikologjikisht Tiranën, por bardheblutë reaguan me Patsatsia i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, realizim që erdhi në të 57-tën minutë.

Deri në fund, Tirana tentoi me çdo mënyrë të shmangte humbjen, por portieri i Dinamos ishte protagonist me disa pritje vendimtare. Me këtë rezultat, Dinamo tregon forcë dhe ambicie, ndërsa Tirana mbetet me shumë pikëpyetje për vazhdimësinë.

LEXO ME SHUME:Situata është e vështirë, Shpëtim Duro tregon problemin e Besës: E mora detyrën pa dëshirë, kam vetëm një sulmues në skuadër

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.