Në një ndeshje intensive por me pak raste, e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, Dinamo dhe Teuta përfunduan me rezultatin 1-1. Megjithëse pritshmëritë për një spektakël ofensive ishin të mëdha, të dy skuadrat u treguan jashtë formës në aspektin e sulmit dhe u fokusuan kryesisht në mbrojtje për të shmangur pasojat e një gabimi që mund të kushtonte gol për kundërshtarin.
Ndeshja u karakterizua nga mungesa e intensitetit dhe emocioneve të theksuara. Ekipet, të vetëdijshme për rrezikun e hapjes së portës, zgjodhën një qasje të rezervuar dhe të kujdesshme në sulm. Ndërsa Teuta demonstroi një linjë mbrojtëse të fortë, megjithatw nw minutwn e 17-tw, Pas zhvillimit të një goditje nga këndi, topi shkon te Gjinollari i cili gjuan nga jashtë zonës dhe befason Teqjen. Teuta kalon nw avantazh dhe e mbrojti me fanatizwm kwtw realizim. Megjithatw, Teuta vazhdon të përballet me një problem të rëndësishëm: vështirësinë në shënimin e golave. Ky çështje, e përmendur vazhdimisht, e ka bërë që skuadra të ketë performancë të kufizuar në sektorin ofensiv.
PJESA E DYTË
Pjesa e dytw do tw niste me gol. Nw minutwn e 53′ Pas një aksioni të shpejtë në qendër, Zabërgja gjen goditjen e duhur për të mposhtur Vatën dhe Barazuar shifrat. Nga ana tjetër, sfida në fushë nuk ofroi momente emocionuese ose rrezik të vërtetë për të dyja palët. Raste të pakta me “pikatore” shfaqën vetëm një aktivitet të sporadik dhe jo të qëndrueshëm, duke bërë që ndeshja të përfundojë në barazim. Si rezultat, secila skuadër mori vetëm një pikë, duke mos ndryshuar ndjeshëm situatën aktuale në renditjen e kampionatit. Teuta në vendin e 8-të në zonën e Play-Outit me shpresën që Partizani ti japë goditjen e madhe Tiranës. Ndërkohë Dinamo, vijon të jetë i qetë në vendin e dytë me 55 pikë.
1 comment
[…] LEXO ME SHUME:Dinamo dhe Teuta “lagen” për 1 pikë, në Elbasan fiton… mërzia (vid… […]
Comments are closed