Dinamo dhe Egnatia do të diskutojnë mes tyre trofeun e parë sezonal. Dy skuadrat do të luajnë në “Air Albania” finalen e Superkupës së Shqipërisë, aty ku objektivi trofe, mbetet për të dyja skuadrat për t’i treguar njëra-tjetrës se nuk do të lëshojnë asgjë nga dora. Si Dinamo, ashtu edhe Egnatia e mbyllën sezonin e fundit me trofe, me kryeqytetasit që fituan Kupën ndërsa Egnatia titullin dhe Superkupën e vitit të shkuar.
Sa i përket përballjeve direkte, dy skuadrat kanë luajtur 30 herë mes tyre, me Egnatian që ka fituar 15 ndeshje kundrejt 5 fitoreve të Dinamos. 10 sfida të tjera janë mbyllur në barazim, ndërkohë që golaverazhi mes tyre është 37-19 për Egnatian.
Me qëllim ose jo nga ana e Tetovës, kjo qasje e ka bërë Egnatian të vështirë për t’u lexuar nga kundërshtarët, të cilët e kanë të pamundur të parashikojnë mënyrën se si do të rreshtohet skuadra. E njëjta situatë pritet edhe ndaj Dinamos këtë të diel, me një formacion që mbetet vetëm në kokën e trajnerit deri në momentet e fundit para ndeshjes. Ajo që është e sigurt, është se cilido që do të zbresë në fushë, do të ketë misionin për të sjellë edhe një tjetër trofe në shtëpinë e kampionëve.