Derbi që vlen gjithë sezonin, presidenti i Partizanit Gaz Demi “BEKON” skuadrën para ndeshjes me Tiranën

by KLIKOJE.AL

Partizani do të përballet kundër Tiranës në ndeshjen që vlen për titullin kampion. Të kuqtë kanë zhvilluar sot edhe përgatitjen e fundit. Stërvitjen e ka ndjekur nga afër edhe presidenti i klubit, Gaz Demi. “Skuadra i ka dhënë fund përgatitjeve në prag të takimit ndaj Tiranës, i vlefshëm për javën e 33 të kampionatit.

Seanca e fundit është zhvilluar sot në orën 11:00 në stadiumin “Arena e Demave”. Gjendja fizike e skuadrës është mjaft pozitive dhe për këtë takim grupi është i plotë.  Takimi Tirana-Partizani do të luhet ditën e mërkurë ora 18:30 në stadiumin “Air Albania”, shkruhet në njoftimin e të kuqëve.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.